back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeOsmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

Të ngjajshme

Alavez befason Realin, e barazon rezultatin

Skuadra e Alavezit ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj...

Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar

Policia britanike ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar,...

Vetaksident në Komoran, lëndohet një femër

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 18:15 në Komoran. Lajmin...

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar  27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një postim në ‘Facebook’, presidentja Osmani, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë.

“Ata ranë për t’u  ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë.  Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën. Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz