BallinaLajmeLajmet e FunditOsmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin...

Osmani i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për sqarim pas afatit për konstituimin e Kuvendit

Të ngjajshme

Laporta thotë se rinovimi i kontratës së Hansi Flickut do të vijë “së shpejti”

Presidenti i rizgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, ka premtuar...

Mujanovic: Parlamenti Evropian të kërkojë largimin e zyrtarëve të KE që rekomanduan masat ndaj Kosovës

Analisti boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka reaguar pasi Parlamenti Evropian...

Syri i keq mos e paftë, Bora Zemani po duket mahnitëse në këtë pamje

Bora Zemani është një nga moderatorja me e pëlqyer...

Heqja e masave të BE-së, Kusari-Lila: Nga tani, të ketë trajtim meritor për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza-Kusari Lila ka...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.

Ajo theksoi se kërkesa është bërë për të mbrojtur interesin publik dhe për të parandaluar dëme të pariparueshme në mungesë të një zgjidhjeje politike.

Osmani kërkon pezullimin e rrjedhjes së këtij afati dhe qartësimin e pasojave ligjore, duke shtuar se në rast të arritjes së ndonjë marrëveshjeje politike, kërkesa mund të tërhiqet.

“Dua të ju njoftoj që sot, në përmbushje të përgjegjësisë time kushtetuese, kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese… Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë, ku pas aktgjykimit i cili ka përcaktuar afatin e detyrueshëm, kanë mbetur vetëm pak ditë dhe nuk shihet ndonjë kompromis. Kërkesa jonë sot në thelb është për qartësimin e pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit për afatin prej 30 ditësh. Kërkesa nuk e paragjykon epilogun, në rast se ka ndonjë sukses ne mund ta tërheqim kërkesën, edhe pse qartësitë që kemi ngritur në këtë kërkesë janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë, por edhe për të ardhmen. Bashkë me këtë kërkesë kemi kërkuar edhe për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Të parandalohet dëmi i pariparueshëm, dhe të mbrohet interesi publik.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz