Osmani: Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, bashkohuni kundër politikës që përçan
dp

Lexo edheKriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer

Kandidatja për presidente Vjosa Osmani, ka reaguar pasi LDK në zgjedhjet e 7 qershorit do ta ketë numrin 113.
Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri.
Sipas saj, asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar.
Postimi i saj i plotë:
Kosova fiton vetëm kur ecim bashkë, me respekt për njëri-tjetrin, me unitet dhe me besim tek njëri-tjetri. Sepse asnjë popull nuk dobësohet më shumë nga armiku sesa kur përçahet nga brenda.

Lexo edheKriza në MB: Si do të vazhdojë drama politike e Keir Starmer
Prandaj, bashkohuni!
Bashkohuni rreth politikës që afron njerëzit, që ndërton dhe që lë trashëgimi për brezat që vijnë.
Bashkohuni kundër politikës që përçan, që nxit urrejtje e dhunë.
Sepse asnjë flamur nuk valon më fort sesa një popull i bashkuar!
