Osimheni mund të transferohet në Premierligë
dp

Lexo edheMourinho kontakton Viniciusin, e sheh si pjesë kyçe të projektit te Real Madridi

Tottenham Hotspur është gati të rrisë përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Galatasarayt, Victor Osimhen.
Sipas raportimeve, klubi londinez ka marrë miratimin për të nisur negociatat zyrtare dhe beson se arritja e marrëveshjes me lojtarin nuk do të jetë një pengesë e madhe.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet marrëveshja me Galatasarayn. Kampionët e Turqisë kërkojnë rreth 65 milionë funte për kartonin e sulmuesit nigerian, ndërsa ofertat fillestare të Tottenhamit kanë qenë në vlerën 50 deri në 55 milionë funte.

Lexo edheMourinho kontakton Viniciusin, e sheh si pjesë kyçe të projektit te Real Madridi
Nëse bisedimet përparojnë, Osimhen mund të jetë një nga transferimet më të bujshme të verës në Premier League.