BallinaRegjionaleDrenasOpozita thërret seancë të jashtëzakonshme pas rastit në Drenas

Opozita thërret seancë të jashtëzakonshme pas rastit në Drenas

Të ngjajshme

OVL e UÇK paralajmëron vazhdimin e protestave kundër shtrembërimit të historisë

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, saktësisht veteranët...

LDK po mbledh nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimit të naftës

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka...

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Rasti i të miturës në qytetin e Drenasit për të cilën dyshohet se u abuzua seksualisht nga një mësues e një hetues policor, ka nxitur reagime të jashtëzakonshme në vend.

Gjatë ditës është organizuar edhe një protestë në Prishtinë, në shenjë solidarizimi me viktimën.

Kanë reaguar edhe krerët e shtetit, ndërsa sot dy partitë opozitare, Lëvizje Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet  rreth ngjarjes që ka tronditur Drenasin e në të cilën janë përshirë tri institucionet më të rëndësishme të vendit.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! së bashku me Grupin parlamentar të LDK-së dhe Alternativa-s, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me ngacmimin seksual, përdhunimin dhe kryerjen e abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se polici i dyshuar për përfshirje në këtë rast është suspenduar dhe sot është zhvilluar intervistimi ndaj tij.

Edhe për mësuesin i cili poashtu dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturën është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz