back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeOpozita s’mund të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

Opozita s’mund të bëhet hisedare e marrëveshjeve të dëmshme

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Me rastin e 18-vjetorit të Konferencës së Rambujesë, ish-anëtari i delegacionit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar rolin pozitiv të arritjes së marrëveshjes për Kosovën në këtë konferencë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Krasniqi ka thënë se marrëveshja e Rambujesë, ani pse nuk ishte e përfunduar për Kosovën dhe qytetarët e saj, ka qenë dhe mbetet historike.

Sipas tij, kjo marrëveshje ka qenë dhe mbetet çelësi i të gjitha zhvillimeve politike që janë zhvilluar në Kosovë pas qershorit 1999. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke folur për dialogun e tanishëm Kosovë-Serbi që po zhvillohet në Bruksel, ka thënë se, pas bisedimeve të Vjenës dhe kompromisit të dhimbshëm që është bërë atje, Kosova nuk është dashur të zhvillojë bisedime politike me Serbinë.

Ai e ka përjashtuar mundësinë që opozita të bëhet pjesë e dialogut të tanishëm. “Opozita nuk mund të bëhet pjesë e as hisedare e marrëveshjeve të dëmshme që janë arritur në Bruksel”, është shprehur Krasniqi. Ai ka thënë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk do duhej të fillonin pa një konsensus nacional.

Të Fundit

Sport

ShowBiz