Opinioni i GJND-së, Hamza: 16 vjet më parë për Kosovën ishte një dite historike dhe fitore e madhe

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se 16 vjet më parë për Kosovën ishte një ditë historike dhe një fitore e madhe që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të kësaj të fundit.
Kjo, pasi që 16 vjet më parë Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Hamza tha se pavarësisht kësaj gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit.
Postimi i plotë:
Sot u bënë 16 vjet nga Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë historike për vendin tonë dhe një fitore e madhe që forcoi legjitimitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Lexo edhe90-vjetori i lindjes, Prizreni e nderon Adem Demaçin me çmim e libër
Ky vendim rikonfirmoi se rruga jonë drejt lirisë dhe pavarësisë ishte e drejtë dhe në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, Kosova po përballet me një realitet shqetësues: procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe themeluesve të shtetit, ngecjen në procesin e njohjeve të reja, vështirësitë në integrimin ndërkombëtar dhe përkeqësimin e raporteve me aleatët tanë.
Vendit tonë i nevojitet një lidership që ndërton dhe forcon aleancat, mbron interesat shtetërore dhe sjell rezultate konkrete për qytetarët tanë.
Obligimi ynë është ta mbrojmë dhe ta fuqizojmë shtetin tonë për brezat që sot dhe nesër do të jetojnë në të.














