“Oj nan ça kom bo”: Momentet e arrestimit të gruas që vrau burrin në Milot (Video)
BILLI·

Janë publikuar momentet e para të arrestimit të Violeta Donajt, gruas që vrau bashkëshortin e saj në mes të tregut të Milotit.
Ajo shikohet teksa qa dhe shfaq pendesë, ndërsa prej krahu e mban një tjetër grua. Policët, të veshur civilë e fusin në një makinë, pa i vendosur prangat.
Gruaja vetëm qan dhe dëgjohet që mbyturazi thotë “Oj nan ça kom bo”.

Lexo edheNjihuni me shqiptarin që çdo vit dhuron nga 200 mijë euro për bamirësi
Kujtojmë, se Violeta Donaj mëngjesin e sotëm qëlloi disa herë me pistoletë të shoqin, 42 vjeçar, Kujtim Donaj duke e lënë atë të vdekur, në ambientet e tregut ku punonin të dy bashkë.
Më poshtë shikoni videon:














