Oficeri ushtarak i UÇK-së tregon për herë të parë pse nuk ka dalë shpesh në intervista

Oficeri ushtarak i UÇK-së, Fadil Demiri ka folur për herë të parë rreth asaj se pse nuk ka qenë i pranishëm pothuajse asnjëherë në media apo në politikë, shkruan GazetaBlic.
I ftuar në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin’ ai ka treguar se një gjë të tillë e ka bërë për arsyen se gjithnjë është nisur me idenë që flasin veprat, derisa ka shtuar se nuk e ka parë të arsyeshme as kyçjen në politikë.
“Thjeshtë, kurrë s’kam pas qejf me fol, me idenë se flasin veprat ose shkruhen. Nuk kam qenë i angazhuar politikisht sepse s’e kam parë të arsyeshme me fol edhe pse kam pasur mjaftë se çka me fol.”

Lexo edheJa ku u dërguan kosovarët e kthyer nga Siria
“Kështu që është më mirë me fol, ka pasur shumë ngjarje, shumë ndodhi, shumë probleme, shumë vështirësi, edhe krejt kjo ka përfunduar me lirinë e Kosovës, edhe është mirë që ka përfunuar kështu. Të gjitha ato përpjekje që i kemi bërë ne në kohën kur shumica e njerëzve nuk e kanë besuar, ne nuk kemi lëshuar pe, kemi ecë në përpjekjet tona.” – ka thënë Demiri në “BlicInterview”./ GazetaBlic /














