OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugën për zhvillim
dp

Lexo edheKëta deputetë kanë aplikuar për pagë kalimtare në Kuvend për 12 muaj pas mandatit, edhe pse s’punuan asgjë

Në letrën e tij, Rafuna ka theksuar se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, siç thuhet, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, dixhitalizimit dhe infrastrukturës lokale, përcjell Klankosova.tv.
Oda Ekonomike e Kosovës, në letrën e shkruar ka kërkuar heqjen e këtyre masave për të mundësuar qasje të barabartë në instrumentet rajonale dhe për të garantuar që sektori privat i Kosovës të kontribuojë në të ardhmen evropiane të përbashkët.
“OEK dhe WB6CIF mbeten të gatshme për bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet e BE-së dhe partnerët rajonalë për të avancuar një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm, të integruar dhe perspektivëdhënës”, thotë OEK.

Lexo edheKëta deputetë kanë aplikuar për pagë kalimtare në Kuvend për 12 muaj pas mandatit, edhe pse s’punuan asgjë