back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeOda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me masat e reja të Qeverisë

Oda Ekonomike Amerikane e shqetësuar me masat e reja të Qeverisë

Të ngjajshme

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin e ditës së djeshme për ndalimin e veprimtarive afariste pa konsultim paraprak me organizatat që përfaqësojnë interesat e sektorit privat.

Oda thotë se duke mirëkuptuar nevojën e mbrojtjes së shëndetit publik përmes ndërmarrjes së masave të duhura për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike Amerikane, kërkon që në të njëjtën kohë të merren në konsideratë edhe dëmet që kufizimi i veprimtarive afariste ka për ndërmarrjet e sektorit privat dhe mbijetesën e tyre, njofton Klan Kosova.

“Për më tepër, vendimi i djeshëm, lë hapësirë për interpretim të dyanshëm për shkak të modefinimit eksplicit të termave të përfshirë në vendim, i cili po rezulton në ndëshkimin e ndërmarrjeve private, siç është rasti me termin “marketet e vogla” pa sqaruar se cilat elementet e përcaktojnë madhësinë e një ndërmarrjeje të shitjes me pakicë. Formulimet e tilla çojnë në ndëshkim të padrejtë të ndërmarrjeve private, të cilat me gjithë vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID19 kanë bërë më të mirën që të vazhdojnë aktivitetin e tyre dhe të ruajnë vendet e punës, por edhe në trajtim jo të barabartë të ndërmarrjeve të ndryshme brenda sektorëve të njëjtë”.

“Duke ndarë shqetësimet edhe me përfaqësuesit e sektorëve të caktuar afaristë, Oda Ekonomike Amerikane i bënë thirrje Qeverisë që të mundësojë komunikimin përmes mekanizmave ekzistuesë të dialogimit ose formave të tjera, të marrë në konsideratë shqetësimet dhe rekomandimet e sektorit privat, si dhe të përcjellë me masa specifike mbështetëse vendimet e saj për kufizimin e aktivitetit afarist”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz