back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeO’Connell: Politikanët e korruptuar kosovarë nuk mund të hyjnë në Britani, e...

O’Connell: Politikanët e korruptuar kosovarë nuk mund të hyjnë në Britani, e kanë bllok

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Kriminelët, politikanët e korruptuar dhe të gjithë ata që kanë dosje kriminale në Kosovë ju është bllokuar hyrja për në Britani, kështu ka njoftuar Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, transmeton Gazeta Metro.

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) edhe Britania i’u ka vënë bllokadën të gjithë politikanëve dhe kriminelëve kosovarë që të hynë në Britani.

Kështu të paktën ka njoftuar ambasadori britanez në Prishtinë, Ruairi O’Connell, transmeton Gazeta Metro.

“Cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyj në Britani e Bashkuar”, ka shkruar O’Connell duke i’u përgjigjur një qytetari të Kosovës në Facebook.

Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Kosovë ditë më parë bëri të ditur se ka marrë vendim që të mos ua lëshojë vizat zyrtarëve që akuzohen për korrupsion.

“Ne do të vazhdojmë të shprehim publikisht shqetësimin tonë se askush nuk është duke u mbajtur përgjegjës, përfshirë zyrtarë të Kosovës, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që janë qartësisht prezent në rastet Pronto, viza italiane, ikja nga burgu i Dubravës, Toka, dhe Apex, si dhe në raste të tjera të ngjashme”, thuhej në mes tjerash në deklaratën e Ambasadës Amerikane./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz