Bordi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit, të martën do të diskutojë shitjen e Farmedit me spin off special, raporton Kosova Info.
Sipas një raporti, të siguruar nga Kosova Info, bëhet e ditur se blerësi bazuar në të gjeturat e Auditorit nuk ka përmbushur kushtet e marrëveshjes. Kjo mund të qojë në kthimin e këtij objekti në menaxhim të AKP-së.
Ky objekt është në pronësi të ndërmarrjes ”Mabetex” të drejtuar nga Bexhet Pacolli.
Objekti i ish-“Farmed” në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ku prej vitesh në të është i vendosur misioni i EULEX-it në Kosovës, është privatizuar në nëntor të 2005 përmes valës së pestë në shumën prej 2.419.749.99.