back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeOAK: EULEX dhe policia shkelen ligjin për avokatinë

OAK: EULEX dhe policia shkelen ligjin për avokatinë

Të ngjajshme

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar votat...
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), ka reaguar lidhur me aksionin e Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës, për arrestimin e disa personave dhe bastisjen e shtëpive të tyre, të dyshuar për krim të organizuar.
 

Në mesin e të arrestuarave ka qenë edhe avokati Nuhi Uka. E sipas reagimit të OAK, ky veprim është në kundërshtim më Ligjin për Avokatinë.

“Avokati nuk mund të privohet nga liria për vepra penale lidhur me ushtrimin e shërbimet e tij në cilësinë e avokatit pa vendimin e gjykatës kompetente. Për privimin e avokatit nga liria njoftohet Oda.

Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në bazë të vendimit të gjykatës kompetente edhe atë, lidhur me shkresa, dokumente apo lëndë të përcaktuara shprehimisht.

Zyra e avokatit mund të bastiset vetëm në prezencën e avokatit dhe të përfaqësuesit të autorizuar të Odës të caktuar nga Kryetari i Odës.

Sendet, shkresat ose dokumentet, përveç atyre nga paragrafi 3. i këtij neni, si dhe informatat që mund të mblidhen me rastin e bastisjes së zyrës së avokatit, nuk mund të shfrytëzohen për zhvillim të asnjë procedure kundër palëve të avokatit nga zyra e tij.

Gjykatat ose organet tjera shtetërore duhet menjëherë ta informojnë Odën për fillimin e procedurës kundër avokatit apo për vendimin e mbajtjes apo paraburgimit të tij”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu aty bëhet e ditur se për këtë aksion nuk janë informuar nga Misioni i EULEX-it në Kosovë dhe as nga Policia e Kosovës për veprimet e ndërmarra ndaj avokatëve të OAK-s

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz