BallinaLajme“O pavarësi, o le të vdesim”- Rubin rikthen bisedën që Adem Demaçi...

“O pavarësi, o le të vdesim”- Rubin rikthen bisedën që Adem Demaçi kishte me sekretaren amerikane Albright

Të ngjajshme

President i ri, apo zgjedhje të reja? Nis seanca e Kuvendit

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka nisur seanca...

Ndeshja e vitit dhe dekadës, PSG – Bayern nëntë gola dhe shumë spektakël

Ashtu siç ishte pritur, ashtu edhe ndodhi, spektakel në...

Robotë bartës në aeroportin e Tokios

Japonia po teston përdorimin e robotëve humanoidë si punonjës...

Ish zv/sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin ka vazhduar edhe sot deklarimin e tij në kuadër të Mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Derisa Prokuroria po i parashtronte pyetje,e  po lëshoheshin deklarime të bëra nga ai vite më parë, ndër të tjerash Rubin u deklarua edhe për një bisedë telefonike në mes të Adem Demaçit, asokohe përfaqësues politik i UÇK-së, me ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright e që lidhej me marrëveshjen e Rambujesë.

Rubin me këtë rast, përshkroi këtë bisedë ku tha se Demaçi i kishte thënë Albright-it se ose duhet të jetë pavarësia pjesë e kësaj marrëveshje, ose le të vdesim.

“Albright thirri në telefon Demaçin. Kam qenë aty. Më kujtohet shumë mirë që na u duk sikur ishte një person që kishte autoritet, jo autoritet fizik apo vertikal, por ideologjik. Dhe se Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për nevojë për një person si Adem Demaçi që ta ndihmonte ta shtynte pak çështjen e pavarësisë, prandaj ka thënë autonomi, jo pavarësi. Ai nuk ka thënë ne nuk duam pavarësi, por jo tani, jo në këto momente. Dhe ai donte të tregonte që çështjen e pavarësisë mund ta diskutojmë pak ma vonë”, tha Rubin.

“Prandaj, Demaçi ishte eprori i tij nga pikëpamja e vendimmarrjes, jo se ishte përgjegjës”.

“Demaçi thoshte o pavarësi, o le të vdesim”,deklaroi tutje Rubin derisa deklarohej sot në Speciale./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz