back to top
Sunday, August 10, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditNxori armën dhe tentoi ta vrasë – detaje se si pronari i...

Nxori armën dhe tentoi ta vrasë – detaje se si pronari i kafeterisë së njohur në Gjilan u sulmua mbrëmë

Të ngjajshme

Incident me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë, me 9 gusht rreth orës 21:00 në Gjilan, në rrugën e Kamenicës.

Siç ka mësuar lajmi.net, 52 vjeçari Argton Ramadani ka kanosur me armë zjarri, Agron Lipovicën, pronarin e një prej lokaleve më të njohura në lagjen “Gavran” të Gjilanit.

Ky incident dyshohet të ketë ndodhur për shkak të disa borxheve të mëparshme, ndërkaq afër vendngjarjes ndodhje një patrullë policore të cilët kanë ndërhyrë në rast dhe kanë arrestuar të dyshuarin, Argton Ramadani.

Në lidhje me rastin, detaje kishte dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se të dyshuarit i kanë sekuestruar armë me një karikator dhe tetë fishekë, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjilan  09.08.2025, 21:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që për shkak të një borxhi kishte kanosur me armë viktimën m/k dhe nga i njëjti është sekuestruar arma me një karikator dhe tetë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit