Nxënësit e tronditur: E njohin shokun që vret për Shtetin Islam
dpPërditësuar më
Lexo edheTelevizioni gjerman ARD: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë? (Video)
Nxënësit “e kanë njohur kolegun e tyre, por duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Jacques Caillaut në një konferencë shtypi.
Ai nuk ka konfirmuar informacionin nëse 12-vjeçari që xhirohet tek vret një arap nga Izraeli – gjoja si spiun – është thjeshtri i Sabri Esidit, kushëririt të Muhamed Merahut – vrasësit nga Tuluzi.
LEXO PO ASHTU: Fëmija, ushtarë i ISIS-it, ekzekuton “spiunin izraelit” (Video,+18)
Merah kishte mbjellë terror në Francë duke vrarë tre ushtarë më 2012, si dhe tre fëmijë dhe një mësues në një shkollë të hebrenjve, transmeton Telegrafi.
Lexo edheTelevizioni gjerman ARD: Ku shkuan miliardat e derdhura në Kosovë? (Video)
Xhirimi që u transmetua të mërkurën është parë nga nxënësit tjerë në Francë. Caillaut thotë se kanë siguruar për ta ndihmë psikologjike, pasi ata janë të tronditur.
Familja e Sabri Esidit (31) dyshohet se në pranverën e vitit të kaluar ka shkuar në Siri.