Nxehet Mesdheu, anija ruse futet në Jon, avioni Italian mbi Shqipëri. Tre aeroplanmbajtëse të NATO-s blindojnë rajonin

Pushtimi rus i Ukrainës ka rritur ndjeshëm aktivitetin ushtarak në Mesdhe, ku NATO ka aktualisht tre aeroplanmbajtëse me avionë, helikopterë bashkë me anijet e tyre shoqëruese.
Aeroplanmbajtesja ITS CAVOR ne Taranto
Po ashtu edhe Rusia ka rritur prezencën në zonë duke futur disa anije dhe të paktën një nëndetëse të klasit “Kilo”.
Lexo edhe: Shumë pranë Shqipërisë, komanda i jep urdhrin e papritur “përbindëshit” amerikan: Shënjestra është Rusia
Konkretisht, në Mesdhe tani ndodhet aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry Truman”.
Kjo e fundit ndodhet aktualisht në detin Jon dhe pranë saj ndodhet anija ruse “Admiral Kulakov”. Ndërkohë në ujërat italiane ndodhet aeroplanmbajtësja “ITS Cavor”, e cila ndodhet në portin e Tarantos. Prej disa javësh në Mesdhe ishte edhe aeroplanmbajtësja franceze “Charles de Gaulle”, e cila tashmë është futur në ujërat e Francës.
Nga ana tjetër, mësohet se anija ruse “Varyag” ka “ngecur” në Mesdhe pasi Turqia mbylli dardanelet për anijet ushtarake sipas konvetës së Montrosë.

Lexo edheRusia e pranon për herë të parë: Kemi humbur shumë trupa, është tragjedi për ne
Përballë Sirisë, shumë pranë Qipros ndodhet po ashtu një nëndetëse ruse e klasit “Kilo” dhe pranë saj dy anije ruse, njëra prej të cilave për riparimin e nëndetëseve. Fakti që kjo anije ndodhet aty dhe nëndetësja është në sipërfaqe i bën ekspertët ushtarakë të besojnë se nëndetësja ruse ka defekt.
Nga ana tjetër, ushtria italiane bashkë me atë amerikane vijojnë patrullimin në ajër me dronë dhe avionë në kufirin e Rumanisë dhe Moldavisë me Ukrainën. Gjatë mbrëmjes së djeshme, një avion patrullimi Italian përdori hapësirën shqiptare për të shkuar në këtë drejtim. /abcnews.al














