BallinaLajmeNuredin Krasniqi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës

Nuredin Krasniqi emërohet U.D. i Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Telekomi i Kosovës nëpërmes një komunikate për media bën të ditur se Nuredin Krasniqi do ta ushtrojë detyrën e kryeshefit të Telekomit të Kosovës pasi që kryeshefit të deritanishëm Agron Mustafa i kishte skaduar mandati.

Komunikata e plotë e Telekomit të Kosoëvs dërguar për media:

Ditët dhe javët e fundit që lamë pas, ishin më të vështirat për Telekomin e Kosovës në aspektin e operimeve dhe vendimmarrjes. Gjendja e krijuar (tashmë e njohur për të gjithë ne dhe opinionin), ishte sfidë dhe përgjegjësi, shpresojmë të mos përsëritet kurrë.

Telekomi i Kosovës udhëhiqet sipas Ligjeve mbi Ndërmarrjet Publike dhe Qeverisje Korporative të Republikës së Kosovës. Mungesa e Bordit të Drejtorëve dhe së fundmi skadimi i kontratës së punës (23.02.2018) së Kryeshefit Ekzekutiv, ka bërë që operimet, vendimmarrja si dhe implementimi i strategjisë në Telekomin e Kosovës, të kenë vështirësi (si në aspektin formal ligjor e procedural, ashtu edhe në atë  biznesor).

Ndonëse kishte zëra se Këshilli Ndërministror kishte rekomanduar Qeverisë për vazhdim të kontratës për z. Mustafa, në mënyrë zyrtare apo formale një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pra Telekomi nuk ka asnjë informatë.

Duke parë këtë situatë të padefinuar, pa perspektivë dhe rrezikun e bllokimit të operimeve dhe afarizmit të Telekomit të Kosovës në tërësi, Sekretari dhe Këshilltari i Përgjithshëm  i Korporatës,  z. Arian Gashi, me datë 13 Mars 2018, thërret takim të jashtëzakonshëm të Menaxhmentit Ekzekutiv të TK-së dhe Sindikatës së punëtorëve (Kryetarin e saj në cilësinë e vëzhguesit), ku njëherazi e falënderojmë për unitetin e treguar dhe angazhimin tij konstruktiv për zgjidhje.

Pas analizës që i është bërë situatës së krijuar, Menaxhmenti Ekzekutiv del me qendrim/konluzion:

“Gjendja e krijuar në Telekom është rast i veçantë i pa ndodhur më parë, me qëllimin dhe vullnetin më të mirë si dhe obligimet që dalin nga detyrat dhe përgjegjësitë e punës, ushtrimin e detyrës së Zëvendës KE do vazhdojë të ushtrojë sipas vendimit të Bordit z.Nuredin Krasniqi, (prot.01-5351/15 dt.25.11.2015) deri në një vendim tjetër nga Aksionari”.

Informata dhe përshkrimi i gjendjes së krijuar deri në detalin e fundit (në vazhdimësi) i është derguar Aksionarit.

Me datë 16 Mars 2018 (pasditen e vonë), Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) – Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dërgon njoftim /kërkesë që përgjegjësitë e Telekomit të Kosovës të ndërmarrin hapat/veprimet e nevojshme në raport me gjendjen e krijuar të mbështetura në ligj.

Andaj, të nderuar kolege dhe kolegë, me këtë njoftim ju bëjmë ftesë që të përkushtoheni në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive që iu takojnë, të kontribuojmë të gjithë në realizmin e objektivave të Telekomit të Kosovës.

Nisur nga kjo, zv. KE i TK Sh.A z.Nuredin Krasniqi, së bashku me Menaxhmentin Ekzekutiv dhe Sindikatat e Punëtorëve,  ju falënderojnë për vullnetin dhe gatishmërinë për punë, në tejkalimin e situatës së krijuar, besojmë se së bashku me punë e angazhim do t’ua dalim mbanë!

Ju ftojmë që bashkërisht të angazhohemi maksimalisht në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive në të mirën e Telekomit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz