Numërohen afër 90% e votave të kandidatëve, këta janë më të votuarit nga VV, PDK, LDK e AAK
dp

Lexo edheLirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani janë numëruar 90.87 për qind e votave.
Nga rezultatet aktuale, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 218,736 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 171,749 vota, Albulena Haxhiu me 100,153 vota dhe Hekuran Murati me 86,878 vota.
Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 107,537 vota.

Lexo edheLirohen nga paraburgimi drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson Vjosa Osmani me 72,521 vota, ndërsa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më i votuari është Ardian Gjini me 38,189 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj.