BallinaUncategorizedNuk u ndihmon ministria, kërkojnë ndihmë nga Agim Bahtiri

Nuk u ndihmon ministria, kërkojnë ndihmë nga Agim Bahtiri

 

Dhjetëra kryefamiljarë në asistencë sociale, të revoltuar për ndërprerjen e asistencës sociale të tyre, nga ana e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të hënën i janë drejtuar zyrës së kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.
Ata kanë takuar kryetarin Bahtiri, para të cilit kanë shpreh revoltën e tyre, duke mos hezituar të drejtojnë akuza në adresë të ministrisë në fjalë, për ndërprerjen e bukës së gojës.
Mirëpo, kryetari Bahtiri, ka arrit që t’i qetësoj ata, duke ju thënë se është dhe do të jetë zëri i tyre në nivelin qendror atje ku është marrë një vendim i tillë, për të përmirësuar gabimet.
“Ju e dini që komuna nuk ka të bëjë me asistencat sociale. Kjo është e drejtë dhe përgjegjësi e nivelit qendrorë, por ju premtoj se unë do të jem zëri juaj. Kam biseduar për këtë çështje me ministrin dhe ai është duke u marrë me këtë punë, për të parë se pse është bërë një gjë e tillë dhe sapo të marrë përgjigje do të ju informoj për këtë”, ju tha Bahtiri qytetarëve.
Në mesin e të ankuarve, kishte edhe të tillë që rrëfyen se ka ndodhur edhe më parë që u është ndërpre asistenca sociale me marrëveshje, pasi që siç thanë ata, ju kanë thënë se nuk ka pare shteti dhe këta të qytetarët i kanë kuptuar. Por, kësaj radhe ata thanë se nuk ka pas asnjë paralajmërim.
Një pjese të qytetarëve u është ndërpre në tërësi asistenca sociale, nuk kanë marrë nga viti i kaluar, ndërkaq, disa të tjerë kanë marrë nga 10 deri në 20 euro më pak asistencë sociale se sa më parë.
 

 

- Advertisement -