BallinaLajmeNuk pranoi veshjen islamike, familja qeth tullace vajzën në Itali

Nuk pranoi veshjen islamike, familja qeth tullace vajzën në Itali

Të ngjajshme

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Hajni vjedh para në një lokal të Komoranit, kapet nga policia

Një rast i vjedhjes është raportuar në një lokal...

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Një debat i madh është raportuar më Itali, ku një adoleshente 14 vjeçare është qethur tullace nga familja e saj me origjinë nga Bangladeshi pasi refuzoi të veshë vellon islamike.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Bolonjës ku një 14 vjecare detyrohej nga familja të shkonte në shkollë më kokë të mbuluar. Por sapo dilte nga muret e banesës ajo e hiqte vellon islamike e për këtë gjest familja e dënoi duke e qethur zero.

Kanë qënë mësuesit e shkollës së mesme, të cilët pasi kanë dëgjuar ankesën e nxënëses së tyre kanë denoncuar rastin në policinë e Bolonjës.

Autoritetet vendore për mbrojtjen e të drejtave të të miturve kanë marrë vendimin që 14 vjecarja të largohet nga familja së bashku me motrat e saj, duke iu besuar një komuniteti mbrojtës.

Ndaj këtij rasti ka reaguar dhe komuniteti mysliman i qytetit të Bolonjës, që me anë të koordinatorit Yassine Lafram kanë deklaruar “se nuk ka asgjë fetare në një gjest të këti lloji. Për traditën myslimane , çdo formë dedikimi ndaj besimit që nga argjërimi e deri tek pelegrinazhi në Mekë është një zgjedhje e lirë e cdo besimtari e jo një detyrim. Në rastin në fjalë nuk ka asgjë fetare , por një kod kulturor familjar të gabuar.”

Ndërsa Kryetari i Gjykatës së minorenëve në qytetin e Bolonjës, Giuseppe Spadaro është shprehur “para së gjithash duhet të impenjohemi të gjithë si shoqëri për të mbrojtur të drejtat e të miturve, Por duhet dhe të kemi kujdes mos të istrumentalizojmë rastin pasi ka prindër italianë që keqtrajtojnë fëmijët.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz