“Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente” – Ambasadori Guerot reagon ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe
dp

Lexo edhePrindërit e Kurtit me Bajqinovcin në bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë

Përmes një reagimi në platformën “X”, diplomati francez shprehu qartë shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohen procedurat zgjedhore, transmeton lajmi.net.
Sipas Guerot, një vendim i tillë nuk i shërben klimës së nevojshme demokratike dhe mund të ndikojë negativisht në perceptimin e përgjithshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Ai theksoi se institucionet duhet të sigurojnë kushte të barabarta dhe të hapura për të gjithë pjesëmarrësit politikë.
“Vendimi i marrë dje nga KQZ-ja në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e ardhshme është zhgënjyes dhe i diskutueshem. Nuk po kontribuon në zgjedhje transparente dhe gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ambasadori./lajmi.net/

Lexo edhePrindërit e Kurtit me Bajqinovcin në bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë
The decision taken yesterday by the CEC regarding the candidates to the upcoming elections is disappointing and questionable. It is not contributing to transparent and inclusive elections https://t.co/9bzcN6r2Ig
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) December 11, 2025