Nuk kishte një atak në zemër, kjo është gjendja e trajnerit Kompany

Vincent Kompany ka një javë që ndodhet i shtruar në spital, pasi pësoi një kolaps në qendrën stërvitore të Bayern Munichut.
Sipas raportimeve, trajneri belg ka dislokuar edhe shpatullën gjatë incidentit. Mjekët kanë përjashtuar mundësinë e një ataku në zemër apo të një goditjeje në tru, por shkaku i saktë i kolapsit mbetet ende nën hetim.
Gjithashtu, bëhet e ditur se janë raportuar edhe episode konvulsive.
🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Vincent Kompany reportedly dislocated his shoulder after collapsing at Bayern Munich's training ground.
Doctors have ruled out a heart attack and stroke but are still investigating the cause of his collapse, with seizures also reported.

Lexo edheLiverpool – Chelsea, derbi i mbrëmjes në Kupën Angleze EFL
Kompany vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe pritet të qëndrojë larg detyrave të tij për disa javë, ndërsa ende nuk ka informacione të plota për gjendjen e tij shëndetësore./Indeksonline/














