FIFA ka konfirmuar zyrtarisht një vendim historik kundër Athletic Club: skuadra baske nuk do të mund të regjistrojë asnjë blerje të re për tre merkato radhazi, duke përfshirë edhe afatin dimëror 2026 dhe dy të tjerat deri në janar 2028.
Vendimi vjen pas hetimeve që zbuluan shkelje të shumta të rregullave të FIFA-s nga klubi, duke përfshirë praktika të palejuara në transferime dhe regjistrime. Kjo sanksion i rëndë pritet të ndikojë fuqishëm në projektet e klubit për sezonet e ardhshme.
Presidenti i klubit ka paralajmëruar se Athletic Club do të apelojë vendimin, por për momentin, ekipi mbetet i pamundur të bëjë nënshkrime të reja dhe duhet të mbështetet te akademia dhe lojtarët ekzistues.
Fansat janë në alarm, ndërsa rivalët e La Liga mund të përfitojnë nga situata, duke parë një sfidë të vështirë për klubin në sezonet e ardhshme. /GazetaExpress