Në dëshminë e ish-zëdhënësit të ShBA-ve, James Rubin është prezantuar një raport i DASH-it, që ishte botuar në dhjetor të vitit 1999, i cili titullohej “Spastrimi etnik në Kosovë – Një rrëfim”.
Në këtë raport të DASH-it binin poshtë akuzat se lidershipi i UÇK-së po nxiste dhunë ndaj serbëve dhe romëve pas luftës, shkruan lajmi.net.
Në këtë raport përmendej reagimi i Thaçit që dënonte një sulm ndaj romëve dhe serbëve me 23 qershor në Gradsko.
“Nuk ka asnjë provë që ish-lidershipi i UÇK-së po orkestron dhunë.”, thuhej ndër të tjera në raport.
Për këtë raport, Rubin tha këto fjalë: “Ky është një dokument shumë zyrtarë, është i përgatitur e hartuar nga Departamenti i Shtetit. Unë personalisht mund të kem qenë i përfshirë vetëm sa i përket leximit, mbase edhe kam redaktuar, por dyshoj fort. Por, ky përfaqëson pikëpamjen zyrtare të Departmanetit të Shtetit dhe është një raport që do jetë shkruar nga Byroja e Drejtave të Njeriut, të Krimeve të Luftës, Byroja Rajonale, Byroja e Popullatës – do të thotë është një produkt i përbashkët i ekspertëve të DASH-it, sektoreve të ndryshëm dhe përbën një vlerësim të situatës në Kosovë.”
Avokati i Thaçit pastaj e pyeti Rubinin nëse ky konstatim i DASH-it a është i njëjtë me atë që e keni konstatuar ju vet, në periudhën e qershorit të 99-tës.
“Po pa diskutim. Unë jam përpjekur që të shikoj, të hetoj, të gjej informacione, lidhur me këto pretendime, këto akuza, dhe nuk e kam identifikuar asnjë që të më jap një provë të vetme lidhur me atë dhe prandaj dhe e tham edhe sot që s’ka pasur prova për atë.”, tha Rubin./lajmi.net/