BallinaDrenica +Drenica Sport“Nuk e lejuam në asnjë moment Ferizajn të na rrezikojë”

“Nuk e lejuam në asnjë moment Ferizajn të na rrezikojë”

Të ngjajshme

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it të dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri

Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet...

Rama njofton rikthimin e teliferikut të Germisë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë...

Aksident trafiku mes një kamioni e veture në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e së martës...

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me fitoren e skuadrës së tij kundër Ferizajt, të shtunën.

Në përballjen, e cila u luajt në “Ismet Shabani”, goli i Kastriot Rexhës mjaftoi për t’ia siguruar një fitore 1-0 “Niklit”, në përballjen e cila u luajt në kuadër të çerek-finales së Kupës së Kosovës, shkruan Insporti.

Derisa tekniku i Ferizajt, Bylbyl Sokoli shpalosi frustrimin e tij me skuadrën pas ndeshjes, Ramadani ishte i lumtur me atë që pa në fushë nga futbollistët e tij.

“Gjithsesi më gëzon fitorja dhe kualifikimi,” u shpreh ai.

“Më gëzon fakti tjetër, përveç fitores, që nuk e lejuam kundërshtarin për asnjë moment të na rrezikojë. Rastet humben, por shumë mirë është kur në fillim krijohen rastet, ne patëm raste të pastërta.

“E shënuam golin në minutat më të mirë dhe menaxhuam shumë mirë ndeshje. Mendoj se luajtëm me mend.”

Feronikeli tani i pret ndeshjet e nesërme të Kupës, për të mësuar kundërshtarin e ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz