back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeNuk e futi në listën e veteranëve, e sulmon fizikisht ish-kryetarin e...

Nuk e futi në listën e veteranëve, e sulmon fizikisht ish-kryetarin e OVL-së

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ish-kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku, njëherësh anëtar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, është sulmuar sot në vendin e tij të punës nga një person nga fshati Uglar i Gjilanit.

Në një prononcim për portalin Pista.NeWs, Daku ka thënë se është sulmuar me arsyetimin e sulmuesit se ‘pse nuk jam në listat e veteranëve’.

“Sot rreth orës 9:00, në vendin e punës si inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, jam sulmuar nga një person nga fshati Uglar, që për momentin nuk ia di emrin, me arsyetimin ‘pse nuk jam në listat e veteranëve’.

Ai ka insistuar që unë jam fajtor pse nuk është veteran”, ka thënë Daku.

“E kam njoftuar policinë, e kam dhënë deklaratën dhe sipas informatave, sulmuesi po mbahet në polici.

Unë deri sot e kam kryer punën time në mënyrën më të mirë të mundshme si anëtar i Komisionit Shtetëror për Verifikimin Statusit të Veteranëve, Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Jam krenar me atë që kam bërë në Komisionin përkatës dhe duke qenë ushtar për mbrojtjen e atdheut në kohën më të rëndë”, ka deklaruar Daku.

Përndryshe, Ahmet Daku ka qenë epror i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz