back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajme“Nuk donim të eskalonte situata”-“Na dimë me votu, s’kem nevojë për përçarje”-...

“Nuk donim të eskalonte situata”-“Na dimë me votu, s’kem nevojë për përçarje”- Qytetarët shpërndahen nga kafeneja ku do e vizitonte Kurti në Mitrovicë

Të ngjajshme

Exit poll-i: Në T7 në orën 19:00 shpallen rezultatet e matjeve në shumicën e komunave

Menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, që do të duhej...

Mërgimtari i Mitrovicës së Jugut vjen në Kosovë për të votuar, procesi i votimit pa probleme

Procesi i votimit në shkollën fillore “Migjeni” në Mitrovicën...

KQZ proceson shumicën e vendvotimeve: 26,77% dalja në zgjedhje deri në 17:00

Rreth 26%, apo 176,563 qytetarë kanë votuar deri në...

Pula me detaje: Dy raste penale, tre persona të ndaluar

Laura Pula, nga Prokuroria e Shtetit, ka folur për...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje që nga mëngjesin ka lëvizur në disa komuna të vendit.

Por padyshim fokusi i tij mbetet Mitrovica e jugut, ku nga mbrëmë shkoi e erdhi disa herë.

Kurti bashkë me Faton Pecin, kandidatin e VV-së për Kryetar të jugut në Mitrovicë u nisën drejt një kafiteri në lagjen “Tavnik” e që quhet “Friends”.

Por shkaurja e tij në këtë kafiteri është ndaluar nga pronari dhe njerëzit që ishin në të.

Ata kanë kundërshtaur takimin me Kurtin duke thënë se po shkon t’i provkojë deh ti përcajë qytetarët në Mitrovicë.

Në një lidhje direkte për Klan Kosova, një qytetar që ndodhej në kafene ka treguar arsyet e vendimit të tyre për t’u shpërndarë.

“Na kem tu pi kafe si zakonisht, jemi shoqëri, e shfrytëzoi ata, pretendojke me ardh. Nuk dashtëm me bo probleme, incident, masës nuk I dihet, edhe vendosëm masën me shpërnda. Na nuk kemi nevojë për përçarje, shantazhe, e gjëra që nuk i takojnë mitrovicalive, na dimë me votu, nuk kena nevojë me bo as presion as shantazh as kurgjë”, tha ai.

Po ashtu në lidhej me rastin është deklaruar Gani Haziri, pronari i lokalit ku do të shkonte sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku dhe i njëjti i mbyll për shkak të simpatizantëve të PDK-së.

Në një prononcim për media, Haziri tha se lokalin vendosi ta mbyllte që të mos eskalonte situata mes dy simpatizantëve të partive, transmeton Klankosova.tv.

“Asnjë palë nuk ka kërkuar që të lirohet hapësira, por e pash që gjendja po dilte nga kontrolli, për mos me e u bë diçka më e madhe. Unë e mora vesh nga punëtorët e mi, më thanë që po vjen Albin Kurti. Por e pash që po eskalon situata, dhe për këtë arsye mbylla lokalin”, u shpreh ai.

Tutje, ai tha se as simpatizantët e PDK-së dhe as nga të VV-së nuk kanë protestuar për të dalë nga lokali i tij.

Lokali ku do të shkonte Kurti sot gjendet në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës së Jugut./Lajmi.net/

YouTube player
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz