back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeNuk do të ketë më azil për kosovarët në BE

Nuk do të ketë më azil për kosovarët në BE

Të ngjajshme

Furkan Kelmendi i sjell Kosovës medaljen e argjendtë në kategorinë e meshkujve

Furkan Kelmendi fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik...

Estea Arifaj i sjellë Kosovës medaljen e artë

Estea Arifaj shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik për Junior, të...

Jashari debuton për herë të pare me fanellën e Milanit

Milani do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj skuadrës së...

Parlamenti Evropian ka filluar një procedurë për krijimin e një liste të shteteve “të sigurta”, ku pritet të jenë shtatë vende, përfshi Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Kjo nënkupton se, të gjithë ata që kërkojnë azil nga këto shtete në BE, sipas kësaj liste, nuk do të kenë fare shanse që ta fitojnë atë.

Përmes kësaj iniciative, siç thuhet në këtë parlament, do të zvogëlohet numri i azilkërkuesve në Evropë dhe do të merren me ato raste që, me të vërtetë kanë nevojë.

Sipas të dhënave të agjencisë së BE-së kontrollin dhe menaxhimin e kufijve – Frontex, gjatë vitit të kaluar, vetëm nga Kosova ka pasur 24 kërkesa për azil në shtetet e BE-së, transmeton lajmi.net.

Për këtë arsye, komiteti i lirive dhe të drejtave të qytetarëve në Parlamentin Evropian, ka nisur këtë iniciativë, që do të formonte këtë listë të vendeve të sigurta, në të cilët do të gjenden të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.

Por, përkundër kësaj, kalimi i kësaj liste do të hasë në shumë polemika nga deputetët e Parlamentit Evropian për mënyrën e vendosjes së kritereve që vlerësojnë se cilat shtete janë të sigurta e cila jo.

Arsyeja kryesore e krijimit të kësaj liste është se qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur kërkojnë azil në BE, arsyen kryesore e kanë problemet ekonomike që nuk njihet si arsye.

- Advertisement -

Të Fundit