Norvegji, kapet balena “spiune” ruse në brigjet e Artikut
BILLI

Lexo edheKina po ndërton xhaminë me minaren më të lartë në botë

Një ngjarje e çuditëshme është regjistruar në brigjet norvegjeze pasditen e të hënës.
Një balenë beluga “spiune” ruse është gjetur nga anijet norvegjeze teksa po vërtitej drejt bregdetit.
Balena kishte të veshur një parzmore të posaçme ku ishte e instaluar një kamera GoPro.
Biologu detar Prof Audun Rikardsen tha se balena u afrua vetë në drejtim të anijeve ndërsa kamerën ia hoqi një peshkatar.
Lexo edheKina po ndërton xhaminë me minaren më të lartë në botë
Ata thanë se balena ishte një “agjente” e trajnuar nga marina ruse me qëllim marrjen e të dhënave në zonat bregdetare. Kjo për faktin se Rusia ka dhe një bazë në këtë rajon ku ka vendosur Flotën Veriore.
Ngjarja u regjistrua në ujrat e Artikut rreth 415 km larg Murmansk.