Njihuni me aktorin e komedisë i cili po kryeson zgjedhjet presidenciale në
BILLI·

Komediani Volodymyr Zelenskiy pa përvojë politike ka fituar më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, sipas sondazheve.
Zelenskiyi cili është protagonist në serinë televizive “Shërbyesit e Popullit”, ka marrë 30.4% të votave, ndërsa kreu aktual Petro Poroshenko është i dyti me 17.8% kurse ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko ka marrë mbështetje vetëm 14.2 %.
Presidenti ukrainas ka fuqi domethënëse për sa i takon sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, e sistemi i Republikës ish-sovjetike konsiderohet si gjysmëpresidencial.

Lexo edheDeputetes Deliu i vdes një person i shenjtë
Ai do të trashëgojë një konflikt ende të pazgjidhur mes trupave ukrainase dhe separatistëve prorusë në lindje, ndërsa Ukraina përpiqet të plotësojë kërkesat e BE-së për lidhje më të ngushta ekonomike.














