BallinaLajmeNjihuni me 6-vjeçarin nga Kosova me inteligjencë superiore

Njihuni me 6-vjeçarin nga Kosova me inteligjencë superiore

Të ngjajshme

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Gjeniu gjashtëvjeçar nga Kosova që fitoi garën në Dubai, njohuritë dhe inteligjenca që posedon kalojnë normalen.

Quhet Lum Rrahmani, është vetëm gjashtëvjeçar, njohuritë dhe inteligjenca që posedon kalojnë normalen, duke bërë kështu djalin e vogël me inteligjencë superiore, transmeton albinfo.ch.

Duket se fillimi i këtij viti ishte i mbarë dhe me shumë suksese për Lumin, ai arriti që të zërë vendin e parë në garën ndërkombëtare të organizuar nga Brainobrain të mbajtur virtualisht në Dubai.

Lumi është nga ata fëmijët që nuk flet shumë kur ti i bën pyetje, madje edhe për fitoren e tij ai mjaftohet duke u përgjigjur, ‘po jam ndier shumë i lumtur’, e më pas vazhdon duke të thënë se ka qenë i bindur që do të fitonte.

Matematika nuk është gjëja e vetme që i pëlqen Lumit, ai interesohet edhe për planetet, madje i pëlqen edhe të shikojë e të luajë futboll. Nëna e tij tregon se Lumi qysh i vogël çdo herë i ka interesuar të dijë më shumë për planetet, lojtarët që luajnë në fushat sportive, madje edhe për të mësuar më tepër për qytetet ku ata vijnë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz