Kur përmenden gratë më të pasura, ajo që na shkon menjëherë në mendje është ndonjë aktore, modele, apo grua e ndonjë biznesmeni të pasur, por këto janë kryesisht stereotipe.
Më poshtë mund të gjeni një radhitje të grave më të pasura në botë:
12- Sheikha Mozah, Katar (58 vjeçe)
Pasuria e saj është vlerësuar në 10 milion dollarë, është gruaja e dytë e Emirit të Katarit dhe nënë e shtatë fëmijëve.
Krahas që është një aktiviste sociale dhe politike, ajo gjithashtu lobon për avancim në shkencë dhe teknologji në vendin e saj. Është shpërblyer me doktorata të shumta nderi dhe e quajnë zonja e parë më elegante në botë.
11- Ivanka Trump, SHBA (35 vjeçe)
Pasuria e saj është vlerësuar në 740 milionë dollarë. Edhe pse ka pasur mundësi të jetojnë në mënyrë luksoze në kurriz të babait të saj, ajo ka vendosur që edhe vetë të bëhet një biznesmene e suksesshme.
Është pronare e disa kompanive, shpesh paraqitet në televizion, madje ka shkruar edhe një libër. Pavarësisht orarit të saj të ngjeshur, ajo gjen kohë për familjen e saj. Ka dy djem dhe një vajzë.
10- Pansy Ho, Kinë (54 vjeçe)
Pasuria e saj është vlerësuar në 3,4 miliardë. Ajo është e bija Stanley Ho, i njohur si “mbreti i kazinove.”
Nga 14 fëmijët, Pansy është më më e pasura në familjen Ho në sajë të shpirtit të saj sipërmarrës dhe themelimit të një numri kompanish. Sot ajo ka më shumë para se babai i saj.
9- Margarita Louis-Dreyfus, Francë (55 vjeçe)
Margarita Louis-Dreyfus, ka lindur si Margarita Bogdanova, biznesmenja më pasur nga Rusia në botë. Pasuria e saj është vlerësuar në 5.3 miliardë dollarë.
Pas vdekjes së burrit të saj, ajo u bë president i bordit të Louis Dreyfus Group dhe pronare e klubit të futbollit Olimpik Marsejë. Disa vite më parë është rimartuar dhe me anë të mbarësimit artificial ka lindur dy vajza binjake.
8- Carrie Perrodo, Singapur (66 vjeçe)
Biznesi familjar, i cili është në fakt një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë, kaloi në duart e saj pas vdekjes së burrit të saj, Hubert Perrod në vitin 2006.
Kompania udhëhiqet tani nga djali i saj, pasi ajo merret me punë humanitare.
7- Charlotte Casiraghi, Monako (31 vjeçe)
Ai është e teta me radhë në linjën trashëguese të Monakos. Mbesa e Grace Kelly punon si gazetare, dhe kohën e saj të lirë e kalon në kalërim.














