back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeNjësi mjekësore të ushtrisë amerikane stërviten në Prishtinë me ushtarë gjermanë e...

Njësi mjekësore të ushtrisë amerikane stërviten në Prishtinë me ushtarë gjermanë e hungarezë për evakuim të shpejtë ajror

Të ngjajshme

Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Në Shropshire është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pasi një...

Mbingarkesë në rrjet gjatë orëve të pikut, KEDS bën thirrje për përdorim racional

Korporata Energjetike e Distribuimit (KEDS) ka njoftuar se sistemi...

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë...

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...
- Advertisement -

Njësitë mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Forcave të Mbrojtjes së Hungarisë, Forcave të Armatosura Gjermane dhe Ekipit Mjekësor Zviceran zhvilluan Trajnim për Evakuim Mjekësor Ajror (Air MEDEVAC) në selinë e misionit në “Camp Film City” në Prishtinë, njoftoi KFOR-i.

- Advertisement -

“Njësitë u stërvitën se si t’i evakuojnë të plagosurit në kushte reale, duke ngarkuar dhe shkarkuar pacientë gjatë operacioneve me avionë”, thuhet në njoftim.

Stërvitja ndërkombëtare, siç thotë KFOR-i siguron që të gjitha vendet pjesëmarrëse në KFOR të mund të reagojnë ndaj çdo krize mjekësore në mënyrë të standardizuar dhe efektive.

“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thotë KFOR-i si zakonisht në fund të njoftimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz