Njeriu që e rrahu Valon Sylën çohet prapa grilave për 48 orë
BILLI

Lexo edheLutfi Haziri apo Kujtim Shala kandidat i LDK-së për kryeministër – kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

Policia njofton se Syla ka marrë tretman mjekësor pas sulmit, ndërkaq sulmuesi është arrestuar, shkruan Reporteri.net.
I njëjti gjatë ditës së djeshme së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitë në stacion policor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Viktima mashkull kosovar me profesion gazetar ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar së bashku me avokatin e tij mbrojtës është paraqitë në stacion policor, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë”, thekson raporti policor.

Lexo edheLutfi Haziri apo Kujtim Shala kandidat i LDK-së për kryeministër – kjo është përgjigjja e Isa Mustafës
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe vetë gazetari Valon Sylaka folur për sulmin ndaj tij.
Syla ka thënë se sulmi ndaj tij vjen pasi ai ka dashur që të iniciojë një debat dhe të tregojë se kemi një shoqëri të dhunshme që nuk e pranon mendimin ndryshe.