Lutfi Haziri apo Kujtim Shala kandidat i LDK-së për kryeministër – kjo është përgjigjja e Isa Mustafës
BILLI

Lexo edheKëto janë të gjitha masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot

Kreu i LDK-së, nuk ka pranuar të tregojë se kush do të jetë kandidat nga partia që udhëheq ai për kryeministër në zgjedhjet e reja.
I pyetur nëse do të jetë Lutfi Haziri apo Kujtim Shala kandidat i LDK-së për kryeministër ai ka thënë se në LDK nuk është përmendur ende asnjë emër i mundshëm.
“Ne nuk kemi përmend emra, se nuk jemi ulur akoma, ne po presim këto ditë që tani mbi bazën që deklaroi dje kryeministri Hoti që të mblidhet edhe një herë Kuvendi të aprovoj buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen”, ka thënë Mustafa, shkruan Reporteri.net.

Lexo edheKëto janë të gjitha masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi nga sot
Ai ka thënë se pasi të mbledhin organet e partisë do të disktuojnë për emrin e kandidatit për kryeministër.
“Të shpallen zgjedhjet, dhe tani do të mbledhin organet tona, do të diskutojmë në mënyrë institucionale jo në bazën e përmendjeve, dëshirave personale, sepse jemi parti institucionale, dhe çdo gjë e çojmë në institucionet dhe organet tona”, ka deklaruar Mustafa./Reporteri.net/.