BallinaLajmeNjeriu më i besueshëm i Isa Mustafës: Nëse nuk marrim postin e...

Njeriu më i besueshëm i Isa Mustafës: Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë

Të ngjajshme

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Zbulohet lista e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë në T7 se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk ia lejon postin e presidentit, atëherë nuk do të ketë marrëveshje për koalicion mes tyre.

Negociatat për lidhje të koalicionit kanë ngecur pasi që LDK po kërkon nga VV që t’ia lejojë propozimin për post të presidentit.

“Nëse nuk marrim postin e presidentit, shkojmë në opozitë”, ka thënë Hoti.

“Ne jemi partia më e vjetër në Kosovë dhe si të tillë kemi përvojë në ndërtimin e institucioneve. Po ashtu ne jemi parti shtetndërtuese dhe si e tillë kemi futur historikisht njerëzit më të mirë të mundshëm nëpër poste drejtuese”.

“Ky nuk është kushtëzim. Është një qasje ferr nga partia më e vjetër në Kosovë e cila po pranon që kryeministri të i takojë Lëvizjes Vetëvendosje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz