BallinaLajmeNjëri prej grabitësve u vra, tre të tjerë në arrati, - detaje...

Njëri prej grabitësve u vra, tre të tjerë në arrati, – detaje nga vjedhja e 24 mijë franga zvicerane në Shtime

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Shtime. Dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e një qytetari ku më pas ka pasuar edhe përleshja në mes tyre. Grabitësit ndodhen në arrati, ndërkaq me vete kanë marrë shumën prej 24 mijë franga zvicerane.

Personat e dyshuar, kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e një qytetari në Shtime, por nuk e kishin ditur se pronari i shtëpisë gjendej brenda.

Ata kishin kërkuar nga pronari që të dorëzohej, por në momentin që nuk e kishte bërë, njëri prej grabitësve e kishte qëlluar me armë zjarri ku edhe e kishte plagosur në këmbë.

Grabitësit kanë ikur nga shtëpia, por pronari ka shkuar pas tyre, dhe bashkë me vëllanë e tij, janë përleshur fizikisht me grabitësit.

Njëri prej grabitësve ka mbetur i vdekur, pas plagëve të marra gjatë përleshjes.

Prokuroria e Ferizajt ka treguar se grabitësit janë në arrati, ndërkaq shuma e vjedhur nga ta është 25 mijë franga zvicerane.

“Grabitësit janë në arrati, ndërkaq rasti po cilësohet si “Vjedhje grabitqare”. Identiteti i tyre nuk dihet. 24 mijë franga javë vjedhur”, ka bërë të ditur për Express, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka theksuar se në mbajtje është dërguar vëllai i pronarit të shtëpisë, e ky i fundit do të dërgohet po ashtu në mbajtje pasi t’i stabilizohet gjendja shëndetësore.

“Pronari i shtëpisë e ka ende plumbin në këmbë, pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore do të dërgohet në mbajtje”, ka thënë Jashari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz