BallinaBotëNjerëz të shtrirë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo – dalin...

Njerëz të shtrirë, kaos, tym dhe policë që vrapojnë kudo – dalin pamjet e para pas sulmit në New York

Të ngjajshme

Aksioni në Agjencinë Kadastrale i lidhur me dokumente pronash

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të...

Haxhiu i drejtohet mërgatës me video për zgjedhjet, mbrapa saj nuk është më flamuri Dardan

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d e presidentes, Albulena Haxhiu,...

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

Mediat amerikane janë duke raportuar për sulmin që ka ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York ku dyshohet se ka edhe viktima.

Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njerëzit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Departamenti i Zjarrfikësve njoftoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz