BallinaLajmeNjëra nga figurat kryesore të PDK-së del kundër Thaçit

Njëra nga figurat kryesore të PDK-së del kundër Thaçit

Të ngjajshme

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti mohon se ka hedhur nënshkrim në inciativën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht kundërshtimeve që thekson t’i ketë me këtë gjykatë.

Haliti, veçon se nuk e ka problem këtë gjykatë ani pse e vlerëson si të padrejtë ndaj vendit.

“Personalisht unë nuk e kam problem këtë gjykatë. Unë jam i gatshëm të ballafaqohëm me të për të bëmat e mia”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se do të veprohet përkitazi me interesat e Bashkësisë Ndërkombëtare edhe me çështjen e Gjykatës Speciale.

“Ne kemi hecur bashkë dhe do të ecim bashkë me Bashkësinë Ndërkombëtare. Sigurisht që mund të ketë edhe nisma të tjera, por ne duhet t’i shohim ato si të arsyeshme nëse e nxjerrin Kosovën nga kriza ekonomike”, tha Haliti.

Tutje, Haliti ka konfirmuar se do të votoj kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale nëse shkon në Kuvend ky ligj.

“Unë kam qenë që në fillim kundër Gjykatës Speciale, por tani nuk e votoi shfuqizimin e saj sepse kam dëshirë të përballem me akuzat që na janë bërë për krime lufte”, tha ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, duke aryetur  deputetët që e kanë nënshkruar inciativën për shfuqizimin e ligjit të Speciales se kanë menduar që mund ta zhbëjnë këtë gjykatë. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz