Një zyrtare e ambasadës amerikane viziton Manastirin e Deçanit, dëgjon shqetësimet e riafirmon mbështetjen
dp

Lexo edheVuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

Atje u prit nga kleriku i manastirit nga i cili dëgjoi shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ndërsa i riafirmoi mbështetjen amerikane për lirinë fetare e bashkëjetesën mes komuniteteve në Kosovë.
“Gjithmonë kënaqësi të vizitosh Manastirin e Deçanit — një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këshilltarja jonë Politike-Ekonomike Amy Reichert vizitoi dhe u takua me Atin Sava për të mësuar më shumë rreth historisë së këtij vendi të jashtëzakonshëm të trashëgimisë kulturore dhe për të dëgjuar shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ajo riafirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare dhe bashkëjetesën paqësore për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha ambasada në njoftim.

Lexo edheVuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027