back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNjë tragjedi tjetër në vendin e punës, shembja e dheut në Veternik...

Një tragjedi tjetër në vendin e punës, shembja e dheut në Veternik e mbyt një punëtor, tjetri dërgohet në QKUK

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta Express.

Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Express, nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.

‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.

Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz