Një tjetër trajner largohet pasi dështoi në Kupën e Botës

Trajneri i Haitit, Sebastien Migne, është trajneri i radhës i cili është larguar nga detyra, pasi dështoi në Kupën e Botës.
Lajmi është konfirmuar nga Federata Haitiane e Futbollit, e cila ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Sebastien Migne, vetëm pak kohë pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse Migne hyri në histori duke kualifikuar Haitin në Botëror për herë të parë pas 52 vjetësh, eliminimi në fazën e grupeve nuk mjaftoi për t’i siguruar vazhdimësinë në pankinë.

Lexo edheMbappe zbulon gabimin që bëri Franca ndaj Spanjës
Në komunikatën e saj, Federata falënderoi trajnerin francez për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit haitian, duke i uruar sukses në vazhdimin e karrierës.
Migne bëhet kështu një tjetër emër në listën e trajnerëve që janë larguar pas paraqitjeve zhgënjyese në Kupën e Botës 2026./IndeksOnline/















