BallinaLajmeNjë super Arsenal, mposhtë WBA-n me rezultat të thellë, topçinjtë arrijnë fitorën...

Një super Arsenal, mposhtë WBA-n me rezultat të thellë, topçinjtë arrijnë fitorën e tretë radhazi (VIDEO)

Të ngjajshme

KQZ tregon numrin e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u prezantua...

Haradinaj kujton Smajl Haradinajn: Sakrifica e tij frymëzim për luftën çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në përvjetorin...

Thierry Henry vlerëson Kroacinë dhe Luka Modriqin

Ish-sulmuesi francez, Thierry Henry ka vlerësuar lartë Kroacinë dhe...

Magna Carta: Pushteti si shërbim, jo si sundim

Shkruan: Arben Malaj Mesazhi i Magna Carta-s (Karta e Madhe...

Arsenali ka arritur të fitojë me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te West Bromwich Albion në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier. Ekipi i Mikel Artetas ka marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionatin anglez, duke vazhduar ngjitjen në tabelë pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Topçinjve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 23-të dhe ishte Kieran Tierney, i cili shënoi një supergol për 0-1, ndërsa në minutën e 28-të ishte Bukayo Sako që shënoi për 0-2.

Në pjesën e dytë, përsëri ishte ekipi i Artetas që dominoi duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe dy gola tjetër për një fitore të thellë.

Ishte sulmuesi francez, Alexandre Lacazette që shënoi në minutën e 60-të për 0-3, ndërsa në minutën e 64-të shënoi për 0-4 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 11-të me 23 pikë, ndërsa WBA zë vendin e parafundit me vetëm tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Gunners luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa WBA udhëton te Wolves.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz