Një protestuese në Drenas pëson lëndime, u godit nga guri i destinuar për policët
03
Lexo edheAmbasadori amerikan shkruan për protestën e sotme në Drenas
Njëra nga organizatoret e protestës së sotme në Drenas, ka përfunduar e lënduar pasi është goditur në kraharor me mjet të fortë.
Klan Kosova merr vesh se protestuesja është goditur me gur, por gjendja e saj aktualisht është stabile dhe është duke u trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas.
Guri i cili goditi protestuesen raportohet se ka qenë i destinuar në policët e Drenasit, sikurse dhe vezët për të cilat raportuam në lajmet paraprake.

Lexo edheAmbasadori amerikan shkruan për protestën e sotme në Drenas