Një person ndalohet për dhunim në Pejë, viktima në shtëpi të sigurt
dp

Lexo edheKatër vjet luftë në Ukrainë, Zelensky zbulon pamje nga bunkeri i tij

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se brenda afatit ligjor do të ndërmerren hapat e mëtejmë proceduralë.
“Është ndaluar për 48 orë një person për veprën penale dhunimi me urdhër të prokurorit të shtetit. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Kurse, viktima ka marrë tretmanin e duhur pas raportimit të rastit dhe për momentin gjendet në shtëpi të sigurt”, ka deklaruar Nikçi.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa priten veprimet e mëtejme nga prokuroria brenda afateve të parapara ligjore./Lajmi.net/

Lexo edheKatër vjet luftë në Ukrainë, Zelensky zbulon pamje nga bunkeri i tij