Një person humb jetën pas rënies nga lartësia e një objekti në Prishtinë
dp

Lexo edheIKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me fruth, 11 të reja gjatë javës së fundit

Një person ka humbur jetën mbrëmë në Prishtinë, pasi ka rënë nga lartësia e një objekti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka konfirmuar rastin për Indeksonline.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, ku Policia ka pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt).

Lexo edheIKShPK: Në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me fruth, 11 të reja gjatë javës së fundit
“Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Pllana.
Ai ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit. /Indeksonline/