Real Madridi ka shënuar fitorën e parë në ndeshjen e parë të sezonit 2025/26, në ligën spanjolle.
Madrilenët fituan me rezultat minimal ndaj Osasunas, 1:0, shkruan IndeksOnline.
Golin e shënoi Kylian Mbappe, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 51-të.
Ndonëse u krijuan edhe shumë mundësi të tjera për gol, rezultati i sontëm u vulos me të vetmin gol të francezit.
Ndeshjen e radhës, Reali do të jetë mysafir i Real Oviedos, ndërkaq Osasuna do të presë në shtëpi Valencian./IndeksOnline/