“Një në 1 milion”, ushtari britanik vret luftëtarin e ISIS-it nga 1500 metra (VIDEO)

Një pjesëtar i trupave speciale britanike ka vrarë një prej luftëtarëve të lartë të ISIS vetëm me një të shtënë, duke përdorur një snajper, në një distancë prej 1 milje.
Kjo vlerësohet si një e shtënë një në 1 milion, ndërsa plumbi ka goditur në kokë objektivin në afërsi të kufirit sirian, pasi i është dhënë një dritare “në dispozicion” për vetëm 15 sekonda.
Mendohet se ushtari që ka qëlluan mbi luftëtarin e ISIS është një rreshter me S-Squadron SAS dhe një veteran i operacioneve si në Irak dhe Afganistan, ku thuhet se ka regjistruar deri në 100 vrasje.
Daily Star Sunday shkruan se ai mund të ketë përdorur një pushkë snajper McMillan TAC-50 të prodhuar nga amerikanët, ndërsa ai kishte në shënjestër pjesëtarin e ISIS që po vinte në një shtëpi të sigurtë në një fshat afër kufirit sirian, 1500 metra larg.
Lexo edheTop 10 vendet për të gjetur një vend pune
Ai kishte 15 sekonda për të marrë në shënjestër ekstremistin që po dilte nga një makinë. Një burim i tha gazetës se fshati në fjalë ishte nën kontrollin e ISIS, duke e bërë një mision të pamundur për “kapjen” e tij.














